Fëmija që u mbyt sot në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë, ishte vetëm 12 vjeç – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmija që u mbyt sot në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë, ishte vetëm 12 vjeç

    Insajderi
    22 May 2022 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orët e pasditës u raportua se një fëmijë dyshohej që është mbytur, pasi ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

    Fëmija më vonë u kuptua se i takonte moshës 12 vjeçare, dhe dyshohej se kishte shkuar të lahej.

    Ky rast ka ndodhur në fshatin në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, ku kalon kanali i “Ibër Lepencit”.

    Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kishin dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

    Ndryshe ky kanal i ujit që furnizon një pjesë të madhe të Kosovës dhe KEK-un me ujë, në shumë fshatra është i hapur, dhe rrezikon njerëzit sidomos fëmijët që e shfrytëzojnë për freskim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark