“Fëmija u përplas në veturën time”- Deklarata e famshme e ministres Hajdari që nuk e shpëtoi pa u dënuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmija u përplas në veturën time”- Deklarata e famshme e ministres Hajdari që nuk e shpëtoi pa u dënuar

    Insajderi
    24 October 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e famshme e ministres Hajdari nuk e shpëtoi atë pa marrë një dënim simbolik nga organet e drejtësisë në Kosovë. Pas një procesi të bujshëm, Gjykata Themelore vendosi që ta dënoi me 200 euro gjobë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit për akuzën lidhur me aksidentin ku goditi një fëmijë.

    Para dy vitesh, kur dhe kishte ndodhur aksidenti, Hajdari doli me një sqarim ku ngjalli të qeshura në publik. Në sqarimin e saj Hajdari kishte shkruar se fëmija ishte përplasur për veturën e saj.

    …gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time”, kishte shkruar ministrja.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë publik akvendimin.

    “Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në vendim, shkruan Insajderi.

    Përpos kësaj, Hajdari obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark