“Fëmijët asnjëherë s’kanë kërkuar babin”, familja e Ukellës të lehtësuar pas vendimit të Apelit  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmijët asnjëherë s’kanë kërkuar babin”, familja e Ukellës të lehtësuar pas vendimit të Apelit 

    Insajderi
    10 June 2025 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja e Gjyljeta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, është ndjerë e lehtësuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi këtë të fundit me burgim të përjetshëm.

    Shpat Ukella, vëllai i viktimës, në emisionin “Ora 7” ka thënë se dënimi është një hap drejt drejtësisë dhe se ky vendim ua ka zbutur sadopak dhimbjen.

    “Na është lehtësuar dhimbja si familje. Gjykata e Apelit tregoi se nuk ka falje për vrasësit e grave. Uroj që asnjë familje të mos përjetojë një dhimbje të tillë, sepse pasojat janë të rënda”, tha Ukella.

    Ai gjithashtu falënderoi Gjykatën Themelore në Pejë, prokuroren dhe avokaten për, siç u shpreh, “punën e jashtëzakonshme” në trajtimin e këtij rasti.

    “Ka kaluar një vit e një muaj, dhe fëmijët asnjëherë nuk kanë kërkuar babin, vetëm nënën. Kjo tregon shumë”,  tha tutje Ukella.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark