“Fëmijët e mi shkojnë pa bukë në shkollë” – familja nga Peja në hall me strehim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmijët e mi shkojnë pa bukë në shkollë” – familja nga Peja në hall me strehim

    Insajderi
    31 March 2017 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja katër anëtarëshe nga Peja, thonë se ushqimin e kanë në sofër, vetëm atëherë kur fqinjët e tyre ua sjellin.

    E nga shtëpia ku aktualisht jetojnë, Shahin Rrustemi që është i paaftë për punë, me gruan shtatzëne dhe dy fëmijët, duhet të largohen më 1 prill, njofton Klan Kosova.

    Ai ka thënë se në punë nuk po e merr askush për shkak të problemeve shëndetësore, e ndihma sociale i është ndalur.

    Ndërsa bashkëshortja e tij, Ruzhdija thotë se fëmijët po i mbesin shpesh edhe pa bukë.

    E drejtori i mirëqenies sociale në Pejë, Petrit Loci i tha klanit me telefon se komuna tash për tash nuk kanë zgjidhje për ta, meqë problemi i banimit për këto familje mbetet ende sfidë për institucionet komunale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark