“Fëmijët kanë pësuar lëndime të rënda trupore"- Prokuroria konfirmon ndalimi e shoferit që shkeli dy të mitur në zerba - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmijët kanë pësuar lëndime të rënda trupore”- Prokuroria konfirmon ndalimi e shoferit që shkeli dy të mitur në zerba

    Insajderi
    07 April 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ndaluar për 48 orë shoferi i veturës që goditi dy fëmijë derisa ishin duke kaluar zebrat në qytetin e Pejës, shkruan Insajderi.

    Gjendja shëndetësore e fëmijëve është e rëndë. Ata janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.

    Insajderi mëson se mosha e tyre është 8 dhe 9 vjeçe.

    Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi konfirmoi për Gazetën se shoferi është ndaluar për 48 orë.

    Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Janë lënduar dy te mitur te cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore“, prononcohet Nikçi.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se dy fëmijët u dërguan në spital për trajtim.

    “Sot rreth orë 14:45 polica është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, tha ai.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark