Fëmijët që kërkojnë lëmosh në Prizren qëndrojnë në rrugët e qytetit për të kërkuar para, përkundër temperaturave ekstreme të ulëta që e kanë kapluar qytetin e vjetër kosovar këto ditë.
Në disa foto që një lexues i gazetës Insajderi ka dërguar në redaksinë tonë, shihen disa fëmijë që kërkojnë lëmosh dhe mundohen të gjejnë sadopak nxehtësi në Prizrenin e mbuluar nga bora, dhe po ashtu kërkojnë lëmosh.
Numri i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë është një prej shkeljeve më serioze të drejtave të fëmijëve në Kosovë. Ky fenomen ekziston prej vitesh, por asnjëherë nuk ka arritur të shuhet plotësisht nga institucionet kosovare.
Insajderi nuk ka arritur të kontaktojë zyrtarë komunal të Prizrenit apo Policinë e Kosovës, për shkak të pamundësisë së komunikimit në këto orë të vona. /Insajderi.com