Ka qenë e dokumentuar mjaft mirë së fundmi se, gjatë skllavërisë në shekullin e 20-të, foshnjat me ngjyrë përdoreshin si karrem për krokodilët në shtetin amerikan të Floridas.
Një djalë nga Orlando, i tregoi historinë që ai dinte një hulumtuesi. Ai e kishte mësuar atë histori nga gjyshi i tij, shkruan sot “Miami News Times”, raporton Insajderi.
“Skllevërit që kishin foshnje, u vidheshin foshnje e tyre apo fëmijët një vjeçar – disa sapo kishin filluar të ecnin. Ai tha se këta fëmijë do t’i përdornin më pas si karrem për krokodilët në moçale”, tregon personi, historinë që e kishte mësuar nga gjyshi i tij.
Revista e famshme Times madje kishte raportuar për këtë fenomen. Times raportoi se kjo praktikë ishte bërë në Chipley të Floridas. Mirëpo, banorët e kanë quajtur të paqëndrueshëm këtë gjë, duke e quajtur “të rrejshëm dhe të pavërtetë”. /Insajderi.com