Fëmijët rrezikojnë burg të përjetshëm për vrasjen e Pëllumb Metës, avokati: Duhet të hetohen shkaqet, pasi është mllef i mbledhur prej shumë vite – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmijët rrezikojnë burg të përjetshëm për vrasjen e Pëllumb Metës, avokati: Duhet të hetohen shkaqet, pasi është mllef i mbledhur prej shumë vite

    Insajderi
    06 March 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Kujtim Cakrani, ka thënë se duhet të hetohen shkaqet të cilat kanë ardhur në një përfundim të një mllefi të fortë ndaj kryefamiljarit.

    Në një intervistë në “breaking” në Top News, ai thotë se nuk mendon që arsyet e ‘servirura’ deri më tani të vrasjes horror, të cilat i adresohen konfliktit për çështjen e pronësisë.

    Ai i bindur shprehet se pas kësaj ngjarje ka një tjetër arsye të mllefit që mund të jetë shumëvjeçare, gjë që duhet hetuar.

    “Shikoj një mllef të madh që nuk është i momentit, por është prej vitesh. Duhen hetuar shkaqet, pse ka qenë kjo ngarkesë negative ndaj kryefamiljarit dhe këtu duhet ta nisë hetimin organi i akuzës. Prona duhet marrë si pistë, por nuk duhet hequr dorë nga akumulimi shumëvjeçar i mllefit ndaj të ndjerit. Shkaqet për mua si avokat, janë krejt ndryshe nga ato që hidhen në tregun mediatik dhe koha do të më japë të drejtë.

    Nëse kjo do faktohet, do dënohen me burgim të përjetshëm një ose dy persona, sepse është krim në familje dhe është i paramenduar. Nëse do ishte krim nga gjaknxehtësia, mund të dënohej me 20 vite burg. Në këtë rast ky krim dënohet me burgim të përjetshëm por para dënimit duhet zbardhur në rrënjë arsyeja. Është shumë e rëndë që të katërt fëmijët të urrejnë prindin. Kjo më lë dyshime që të mendoj se ishte një pronë në mes që donin ta shisnin”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark