Fëmijët shqiptarë kanë qënë ndër shënjestrat kryesore të trafikantëve të qenieve njerëzore në Britaninë e Madhe.
Ky është konkluzioni i raportit të fundit të organizatës ECPAT në Britani, e cila shkruan se vetëm vitin e kaluar janë rrëmbyr 600 fëmijë, 200 nga të cilët nuk janë gjetur ende, raporton VizionPlus.
Në raportin e publikuar nga organizata ECPAT e cila monitoron fëmijët e kombësive të ndryshme, të cilët kanë qenë jetim thuhet se pre e trafikut kanë rënë më së shumti fëmijët shqiptarë, afgan dhe vietnamez.
Në total, vetëm në Britani numërohen 84 fëmijë shqiptarë të humbur ose 21.7%. Nga këta, 82 janë meshkuj.
Por ky dokument jep një tjetër të dhënë shqetësuese sa i takon fëmijëve shqiptare. Ata përbëjnë numrin më të madh të të miturve të pashoqëruar nga prinderit e tyre. Llogaritet që jenë 466 fëmijë jetim, 383 prej të cilëve janë meshkuj dhe 24 femra.
Pas tyre renditen fëmijet nga afganistani dhe vendet e tjera europiane, të cilat nuk janë pjesë e unionit.