Klubi turk, Fenerbahce ka etiketuar yllin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqin, si objektivin e madh të afatit kalimtar të janarit.
Gjatë verës, Sevilla u nda me sulmuesin Youssef El-Nesyri, pasi ai iu bashkua Fenerbahces në një lëvizje me para të mëdha.
Pak më shumë se gjashtë muaj më vonë, ai tani mund të shkojë në Arabinë Saudite – dhe kjo mund të ketë një efekt negativ për Mallorc.
Al-Nassr i Cristiano Ronaldos është i etur për të nënshkruar me En-Nesyri dhe sipas mediumit portugez O Jogo, Fenerbahce do të dëshironte të nënshkruante me yllin kosovar, Vedat Muriqin, si zëvendësues të tij.
👿 Mourinho podría reforzarse con un ‘tanque’ kosovar
➡️ El Fenerbahçe, ante la posible marcha de En-Nesyri al Al-Nasrr saudí, quiere recuperar en este mercado invernal al delantero del Mallorca Vedat Muriqihttps://t.co/5aDq2O1tkR
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) December 24, 2024
Sipas mediumit, gjigantët turq janë të përgatitur të paguajnë deri në 10 milionë euro në përpjekjet e tyre për të mbyllur një marrëveshje të mundshme me Mallorcan për sulmuesin prizrenas.
Muriqi, i cili më parë ka luajtur për Fenerbahcen gjatë sezonit 2019/20, ka arritur të shënojë vetëm tre gola këtë sezon, edhe pse ai mbetet një lojtar i rëndësishëm për trajnerin e Mallorcës, Jagoba Arrasate.
Megjithatë, shfaqja e Cyle Larin, i cili ka barazuar numrin e golave të Muriqit në dy paraqitjet e tij të fundit – do ta bënte një shitje më të lehtë për t’u tretur për klubin me bazë në ‘Son Moix’.