Fenomeni i kriptovalutave, “bigcommerc” dhe platformave tjera të ngjashme që po na tronditin neve si shoqëri kohëve të fundit, nxjerr në pah krizën sociale dhe arsimore në të cilën gjendemi. Si shoqëri islame kjo po dëshmon edhe krizën fetare ku ndodhemi! Jemi bërë lakmitarë ndaj botës, nuk e duam punën, dëshirojmë të avancohemi brenda natës, të marrim tituj shkencor brenda natës dhe të bëhemi të pasur brenda natës!
Me dëshirën për pasurimin e shpejtë, po vrasim çdo vlerë morale, duke plotësuar kështu kaosin politik, ekonomik, shoqëror e moral, edhe ashtu prezemt të vendit, dhe si rezultat biem preh e mashtrimeve shumë të ulëta.
Sa më merzit fakti kur shoh kafenetë e mbushura me të rinjë të fortë, të aftë për punë e të mençur, që vrasin fuqinë dhe inteligjencën e tyre duke i lidhur shpresat në pritje boshe, të cilat jashta depresionit nuk sjellin asgjë.
Gjatë një bisede duke sqaruar mendimet e dijetarëve islam rreth shkaqeve të ndalesës së kriptovalutave, me një grup të rrinjësh, mu drejtuan me fjalët; ” kend ta ndëgjojmë më parë edhe hoxhallarët janë bërë pikë e pesë, njëri thotë kështu e tjetri ashtu!?” Unë nuk besoj se ka dikush që në emër të islamit,të flet për diçka që nxit në përtaci dhe largon nga puna dhe prodhimi, gjë që është në kundërshtim me vlerat islame, unë jam i bindur se këtë huti e sjell lakmia jonë njerëzore që na nxitë të kërkojmë përgjigje që do t’i përshtatet nefsit tonë!