Feraj i Vetëvendosjes: Barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të Vuçiqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Feraj i Vetëvendosjes: Barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të Vuçiqit

    Insajderi
    29 December 2022 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj ka thënë se barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Feraj në Facebook ka shkruar se ish-polici serb nuk është liruar ende nga akuzat, por vetëm i është ndryshuar masa e caktuar nga gjykata dhe se ky është një kusht që nuk është plotësuar.

    Ndërsa, kushti tjetër që s’është plotësuar është themelimi i Asociacionit, e që sipas Ferajt, Asociacioni nuk është pranuar dhe nuk “duken gjasat të pranohet”.

    Shkrimi i plotë i tij:

    Barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesat e Vuçiqit:

    1. Lirimi i Pantiqit:

    Pantiqi nuk është liruar ende as nga akuza as nga arresti, por vetëm iu ndryshua masa e arrestit (sigurisht e pazakontë për atë akuzë, por gjithsesi gjendet i arrestuar)

    2. Themelimi i asocacionit

    Asocacioni nuk është pranuar dhe nuk duken gjasat të pranohet ndesh kushtetutës së Kosovës.

    Pra:

    Pavarësisht mosplotësimit të asnjë kërkese të barrikaduesve, në fund barrikadat i hoqi ai që i kishte vendosur, A. Vuçiqi! Siç dhe kishte deklaruar qysh në fillim i dërguari amerikan G. Escobar.

    Gjithashtu, barrikadat u vendos të hiqen pa qenë i nevojshëm përdorimi i forcës as nga KFOR-i as nga policia e Kosovës, siç dhe dëshirohej nga të dy këta.

    Por këto zhvillime Serbia po i paraqet si fitore të Vuçiqit dhe humbje të Kurtit!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark