Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka prezantuar sot zotimet e PDK-së në fushën e arsimit.
Në një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka thënë se si profesor do të zotohet që arsimin ta lidh me tregun e punës në vend.
“Keto janë zotimet tona për arsimin. Si deputet, por edhe si profesor, do të angazhohem që arsimi të lidhet me tregun e punës dhe që mësimdhënësit të kenë trajtim dinjitoz”, ka shkruar Shala.