Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka folur për programin “Superpuna” të Qeverisë.
Shala tha se ministri Murati ka krijuar një grup politik dhe ka menaxhu jashtëligjshëm milionat.
Ai tha se ky program ka mbetur veç një ballon e që nuk dihet se kush, sa ka fituar.
“Ku është “Superpuna” sot, pse sot nuk po i gëzon mjetet, cili institucion e ka udhëhequr? Ministri i Financave ka krijuar një grup krejtësisht të tij personale politike që ka menaxhu jashtëligjshëm qindra milionë euro dhe ka anashkaluar sistemin juridik, zyrat e punës në gjithë ministrit. Sot “Superpuna” ka mbetur një ballon i panjohur që nuk dijnë kujt me ia dhanë, nuk kemi as auditim dhe nuk dihet kush sa ka marrë e kush sa ka fitu”, tha Shala.