![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka zhvilluar një takim me Altin Krasniqin, djalin e Jakup Krasniqit, i cili gjithashtu është kandidat në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Takimi i tyre ka ndodhur në muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku Shala e përkujtoi rolin e Jakup Krasniqit si mësues dhe si zëdhënës i UÇK-së.
“Së bashku me Altin Krasniqin në muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Altini është djali i mësuesit tim, Jakup Krasniqit“, shkroi ai.
“Jakup Krasniqi na mësoi historinë si profesor, por edhe u bë vetë pjesë e historisë së re si zëdhënës i UÇK-së”.
Shala shprehu krenarinë që po takohet me Altinin në një tubim të PDK-së në Prizren, qytetin historik të Kosovës.
“E ne sot, takohemi bashkë në tubimin e PDK-së, në Kryeqytetin Historik të Kosovës, Prizrenin e bukur dhe te fitoreve tona të mëdha”.