Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala po vazhdon punën në terren edhe pak orë kur do të fillojë edhe votimi i qytetarëve për zgjedhje parlamentare.
Ai sot gjatë ditës pasi u takua me doktorin e luftës dhe paqes, Mursel Gashin, tha se vetëm qeverisja e Bedri Hamzës pas 9 shkurtit do ta vë shëndetësinë në binarët e duhur.
“Me mjekun e luftës dhe paqes, me mbështetësin e pakursyer të PDK-së, Dr. Mursel Gashin. Doktor Murseli është në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe i kupton më së miri nevojat që ka sektori shëndetësor. Vetëm qeverisja e Bedri Hamzës pas 9 shkurtit do ta vë shëndetësinë në binarët e duhur. Kosova meriton më mirë edhe në shëndetësi dhe Bedri Hamza mban fjalën”, tha Shala.