Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka publikuar një video të tijën në rrjetet sociale, ku ka ndarë përvojat e tij nga periudha e ilegalitetit.
Ai ka thënë se vitet e kaluara në ilegalitet ishin jashtëzakonisht të vështira, por gjithashtu ka theksuar se ato përbënin një “shkollë” që e përgatitën për luftën e vështirë për liri.
Shala ka shprehur se ajo periudhë i ka dhënë forcën dhe përgatitjen e nevojshme për angazhimin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës.
“Vitet e ilegalitetit kanë qenë të vështira, por kanë qenë shkollë për t’u përgatitur për luftën për liri,” ka shkruar ai në postimin e tij.