
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, që njëherësh është edhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tashmë edhe zyrtarisht është anëtar i rregullt në “European Academy of Science and Arts”me seli në Salzburg të Austrisë, ka njoftuar Partia e Drejtësisë.
Agani, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të anëtarësimit si anëtar i rregullt i kësaj akademie, që në gjirin e saj ka 5 fitues të çmimit Nobel. Fokusi kryesor i kësaj akademie janë shëndeti, dialogu, dhe toleranca.
Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve është themeluar në vitin 1985 në Salzburgu dhe njëra ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropë.
Pranimi i Aganit në këtë institucion akademik është dëshmi e qartë e fushëveprimit të tij të deritashëm dhe përgatitjeve të larta shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Përveç dhjetëra punimeve shkencore dhe paraqitje ndërkombëtare anë e kënd globit, Agani ka marrë edhe çmime ndërkombëtare dhe është lauruar me titullin Doctor Honoris Causa.