Ferit Idrizi: “Banesat e Bardha” po marrin pamje moderne, premtimet po bëhen realitet - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferit Idrizi: “Banesat e Bardha” po marrin pamje moderne, premtimet po bëhen realitet

    Insajderi
    21 September 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se lagjja e njohur si “Banesat e Bardha” dita-ditës po merr një pamje të re dhe moderne.

    Idrizi theksoi se ky është një tjetër premtim i realizuar për banorët e kësaj zone, ndërsa shtoi se investime të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të qytetit, me synim transformimin e madh të Vushtrrisë.

    Projekti përfshin renovimin, izolimin, fasadimin, si dhe rikonstruksionin e çative dhe bodrumeve të ndërtesave.

    “Është punë e madhe dhe pjesë e shumë projekteve që po i realizojmë për Vushtrrinë tonë,” ka deklaruar Idrizi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark