Ferit Idrizi bën homazhe tek varri i Afrim Bunjakut: Rënia e tij, plagë e për bashkët për gjithë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ferit Idrizi bën homazhe tek varri i Afrim Bunjakut: Rënia e tij, plagë e për bashkët për gjithë Kosovën

    Insajderi
    24 September 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përkujtuar sot policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në dyvjetorin e rënies së tij gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

    Idrizi, së bashku me përfaqësues të tjerë dhe qytetarë, bëri homazhe pranë varrit të Bunjakut dhe vizitoi familjen e tij. Ai tha se sakrifica e policit është një kujtesë e përjetshme për guximin dhe përkushtimin në mbrojtje të atdheut.

    “Afrimi ishte baba dhe qytetar i ndershëm i Vushtrrisë, që u përball me guxim ndaj një sulmi të organizuar ushtarakisht e të financuar nga Serbia. Heroi ynë do të mbetet përjetësisht shembull i trimërisë dhe përkushtimit ndaj Kosovës,” deklaroi Idrizi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark