
Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është denoncuar për pazare korruptive lidhur me aderimet në PDK’në e Vushtrrisë.
Edona Gashi nga LDK’ja në Vushtrri ka denoncuar një rast ku Idrizi e ka aderuar në PDK një përfituese të subvencioneve për tri vite radhazi.
“25 mijë euro për subvencion nga Komuna e Ferizajt prej kryetarit Idrizi. Jo për ndonjë projekt publik, por për një individ të përzgjedhur me kujdes. Jemi tu folë për Fjolla Feratin, e cila prej vitit 2023 deri në vitin 2025 ka përfitu 25 mijë euro subvencion nga Komuna e Vushtrrisë. Të njëjtës iu është bërë përhair aderimi në PDK gjithashtu edhe kandidimi nga radhët e PDK’së për asamble komunale. Ndërkohë që sporti mbijeton pa përkrahje meritore e qytetarët presin investime, kryetari i shpenzon taksat tona për listën e vet partiake”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Ndiqeni videon në vijim: