Ferit Idrizi: E zgjidhëm përfundimisht problemin e qenve endacakë në Vushtrri - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferit Idrizi: E zgjidhëm përfundimisht problemin e qenve endacakë në Vushtrri

    Insajderi
    25 September 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi nga radhët e PDK-së, i cili garon për një mandat të dytë, ka folur për arritjet gjatë qeverisjes së tij, duke veçuar projektet infrastrukturore dhe zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.

    Idrizi theksoi ndërtimin e sheshit të Lirisë, të cilin e përshkroi si një hapësirë të frekuentuar nga qytetarët dhe me ndikim pozitiv në zhvillimin e bizneseve përreth.

    “E kemi ndërtu sheshin e Lirisë, përballë Shtëpisë së Kulturës. Është bërë një pjesë e bukur, është shumë e frekuentuar dhe është kthyer në qendër biznesi,” u shpreh Idrizi në emisionin “Pressing”.

    Ai gjithashtu deklaroi se problemi i qenve endacakë është zgjidhur në mënyrë definitive, përmes një kontrate në vlerë prej 300 mijë eurosh me kompani veterinare që kujdesen për trajtimin e tyre në përputhje me ligjin.

    “Kemi menaxhuar dhe zgjidhur përfundimisht problemin e qenve endacakë. Qyteti është i pastër. Për mandatin e ardhshëm, kemi paraparë ndërtimin e një strehimoreje të re në një zonë malore,” tha Idrizi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark