Ferit Idrizi: Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ferit Idrizi: Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë

    Insajderi
    03 October 2025 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e komunës,së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

    Idrizi tha se do angazhohet për të bërë Vushtrrinë një model të suksesit në mbështetjen e të rinjve, duke premtuar se investimet në këtë sektor nuk do të ndalen.

    Bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Vlerë Tahiri, zhvilluam një takim frymëzues me të rinjtë e Vushtrrisë. Përmes bashkëpunimeve, trajnimeve dhe bursave për studime brenda e jashtë vendit, kemi dëshmuar se rinia është prioriteti ynë. Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim“, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark