
Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në vazhdën e vizitave të tij në bizneset lokale të qytetit ka ndaluar edhe tek kompania e suksesshme Novolani.
Aty ai u prit ngrohtësisht nga pronarët të cilëve u premtoi vazhdimin e mbështetjes edhe në mandatin e ardhshëm.
Postimi:
Vizitat tona te bizneset i vazhduam te kompania Novolani, ku patëm një mikpritje të ngrohtë nga pronari Ibrahim Novolani.
Kjo kompani prej vitesh është ndër më të suksesshmet në treg, me prodhimin e dyerve, dritareve, fasadave gjysmë-strukturale të aluminit, roletave dhe xhamave lëvizës.
Ky sukses është dëshmi e vizionit dhe punës së palodhshme të bizneseve tona që po na bëjnë krenarë në gjithë botën.