Ferit Idrizi njofton: Fillojnë punimet për projektin “Rrethoja e Çelikut – Ura e Madhe e Silnicës” në Vushtrri - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferit Idrizi njofton: Fillojnë punimet për projektin “Rrethoja e Çelikut – Ura e Madhe e Silnicës” në Vushtrri

    Insajderi
    08 October 2025 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Vushtrri kanë nisur punimet për një nga projektet më të shumëpritura të qytetit – “Rrethoja e Çelikut – Ura e Madhe e Silnicës”, që pritet të shndërrojë një nga hapësirat më të frekuentuara të komunës.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ky projekt po kthehet në realitet, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt transformimit urban të qytetit.

    Sipas Idrizit, ura pranë shëtitores “Enver Zymeri” do të marrë një pamje moderne, funksionale dhe të sigurt, por njëkohësisht do të ruajë frymën e traditës që e karakterizon Vushtrrinë.

    Ky investim është pjesë e planit të zhvillimit të infrastrukturës urbane, që synon të përmirësojë qarkullimin, estetikën dhe hapësirat publike për qytetarët e Vushtrrisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark