Ferit Idrizi premton 1 milion euro me mandatin e ri për rinin Vushtrriase - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ferit Idrizi premton 1 milion euro me mandatin e ri për rinin Vushtrriase

    Insajderi
    23 September 2025 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ferit Idrizi, kandidati për kryetar të Vushtrrisë, ka bërë të ditur se gjatë katër viteve të fundit janë investuar rreth 700 mijë euro në aftësimin profesional të të rinjve. Ky investim ka përfshirë kurse të gjuhëve të huaja, programim, si dhe bursa dhe shpërblime për rininë e qytetit.

    Sipas Idrizit, mbi 3 mijë të rinj kanë përfituar nga këto mundësi, duke u lehtësuar depërtimi në tregun e punës.

    Ai shtoi se një nga premtimet kryesore të mandatit të tij të ri është investimi i mëtejshëm në edukimin dhe aftësimin e të rinjve, duke përmendur SPEEEX Education, ku qindra të rinj të Vushtrrisë janë trajnuar në programim dhe gjuhë të huaja.

    Ferit Idrizi bëri të ditur se buxheti i dedikuar për të rinjtë gjatë mandatit të tij të dytë do të arrijë 1 milion euro.

    “Pas 12 tetorit, këtë e bëjmë realitet, sepse rinia jonë meriton më mirë,” tha ai.

    #mamirëpërVushtrrinë #FeritIdrizi191


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark