Ferit Idrizi: Rruga “Pandeli Sotiri” me pamje të re, projektet do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferit Idrizi: Rruga “Pandeli Sotiri” me pamje të re, projektet do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm

    Insajderi
    22 September 2025 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot bizneset që veprojnë në rrugën “Pandeli Sotiri”, e cila sipas tij tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër nga ajo që ishte dikur.

    Idrizi tha se kjo pjesë e qytetit është transformuar falë investimeve të bëra, ku kalldrëmet jo vetëm që ruajnë trashëgiminë, por i japin edhe një hijeshi të veçantë Vushtrrisë.

    Ai theksoi se punët dhe projektet për zhvillimin e qytetit nuk do të ndalen, duke paralajmëruar se ato do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ardhshëm, të cilin beson se qytetarët do ta konfirmojnë më 12 tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark