
Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përuruar sot njërin nga projektet më të mëdha të qeverisjes lokale në historinë e qytetit: Sheshin “Adem Jashari” dhe Parkingun Nëntokësor.
Projekti, i cili ka transformuar pamjen e qytetit, ofron një hapësirë moderne, funksionale dhe të denjë për qytetarët dhe vizitorët, e ndërtuar me kujdes dhe përkushtim që nga fillimi i mandatit të Idrizit.
“Ky është vizioni ynë për Vushtrrinë, një qytet që ecën përpara me punë të ndershme dhe projekte transformuese,” deklaroi Idrizi, duke falënderuar qytetarët për durimin dhe mbështetjen gjatë fazës së punimeve.
https://www.facebook.com/reel/1360910188809186