​Ferizaj, arrestohet një person që shtiu me armë zjarri në ahengun familjar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Ferizaj, arrestohet një person që shtiu me armë zjarri në ahengun familjar

    Insajderi
    07 August 2022 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një pëson pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

    Në njoftimin e policisë thuhet se rasti kishte ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Epopeja e Jezercit”.

    Policia tek i dyshuari me inicialet V.A. (36) ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy fishekë.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore. Rasti është cilësuar mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorimi i armës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark