Komuna e Ferizaj ka krijuar shtabin emergjent për shkak se reshjet e pandërprera të borës kanë bërë që shumica e rrugëve të kësj komun të bllokohen.
Kjo komunë përmes një komunikate për media ka njoftuar se kryetari i kësaj komune, Muharrem Svarqa ka që nga mëngjesi ka mobilizuar të gjitha burimet njerëzore dhe teknike për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Svarqa u ka bërë thirrje kompanive të tjera publike e private, që kanë mekanizëm adekuat për pastrimin e borës, institucioneve dhe qytetarëve që të mobilizohen për ta tejkaluar situatën e krijuar nga reshjet e fundit. /Insajderi.com