
Një person në Ferizaj i cili kishte hapur llogari të rreme në Facebook, ka planifikuar që të inskenojë këtë ngjarje se ai ishte viktimë e rastit për kanosje.
I dyshuari me adresën e rreme në Facebook, kishte shkruar mesazhe kërcënuese në adresën e tij personale me qëllim që të marrë ndonjë dokument nga Policia apo Gjykata dhe pastaj atë ta përdorë për të kërkuar azil në Shtetet Evropiane.
Me këtë rast njësiti i hetimeve nga Policia e Kosovës ka arritur të vërtetojë se i dyshuari në fjalë që fillimisht ishte deklaruar si viktimë, ka dhënë deklarim të rrejshëm në polici me qëllim të përfitimit të një dokumenti nga organet e rendit.
Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në raportin e policisë thuhet se janë arrestuar 13 persona, 5 prej të cilëve janë në mbajtje. /Insajderi.com