Ferizaj hap punëtori për personat me aftësi të kufizuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj hap punëtori për personat me aftësi të kufizuar

    Insajderi
    10 April 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Persona me aftësi të kufizuar nga Ferizaj, tani e tutje do të kenë mundësinë të angazhohen  në punëtorinë e re për paketimin e sheqerit.

    Ky investim vjen në bashkëpunim mes Komunës së Ferizajt dhe shoqatës “Handicap Kosova”, që ka arritur të punësojë disa persona.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se pushteti lokal do t’i ndihmojë edhe më tutje personave me aftësi të kufizuar.

    Ai ka thënë se veç investimit prej 7 mijë euro në punëtorinë e sheqerit, do të bëhet edhe përshtatja e trotuareve për nevojat e këtyre personave, njofton infokomuna.com

    Në përurimin e punëtorisë së paketimit të sheqerit, e cila vepron në objektin e njohur si ‘Shtëpia e Bardhë’, u tha se do të ketë edhe investime të tjera të këtij lloji./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark