Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

    Insajderi
    17 June 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia kontrollon shtëpinë e një 24 vjeçari në Ferizaj, ia sekuestron dy armë

    Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka kontrolluar shtëpinë e N.M. 24 vjeç në fshatin Greme pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve.

    Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri.

    “Hetimet paraprake kanë konfirmuar përfshirjen me armë zjarri në një video-inçizim të siguruar nga policia.”

    Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark