Një person është arrestuar në Ferizaj pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar një pushkë gjuetie, pistoletë, karikatorë e fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Ferizaj / 30.12.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari m/kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k –bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari, në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe tre fishekë të armës me gas. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.