Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është raportuar për bombë në Policinë e Kosovës në një nga diskotekat e Ferizajt.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se njësitet e PK’së dhe ato të K9 kanë kontrolluar lokalin dhe s’kanë gjetur asgjë të dyshimtë, shkruan Insajderi.
“Ferizaj / 10.08.2024-03:09- Njësitet policorepas pranimit të informatës se, në një lokal nate-diskotekë është vendosur një mjet shpërthyes-bombë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori”, njofton PK’ja.
Policia bën të ditur se po e heton rastin. /Insajderi.org/