Ferizaj: Viktima sulmohet nga tre persona, njëri nga ta e goditi me thikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: Viktima sulmohet nga tre persona, njëri nga ta e goditi me thikë

    Insajderi
    28 April 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka pranuar trajtim mjekësor pasi është sulmuar fizikisht dhe më pas goditur me thikë apsditen e së dielës në Ferizaj.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se viktima u sulmua në rrugën “Gjon Sereqi” nga tre persona. Më pas, ai u godit edhe me thikë, shkruan Insajderi.

    Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj / 27.04.2025-15:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

    Policia po e heton rastin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark