“Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen

    Insajderi
    13 May 2025 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë këtë vit ka nxjerrë 28 vendime për pezullim të lejeve të importit të kafshëve të gjalla për kompani që kanë shkelur rregullativën ligjore, për të cilat Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht me emra.

    Në mesin e kompanive që u ishte pezulluar leja e importit janë edhe “Ferma Kokollari” me pronar Kreshnik Kokollari dhe “Ndreca” L.L.C.

    Arsyeja e pezullimit të lejes së importit të kafshëve të gjalla për “Ferma Kokollari” me pronar Kreshnik Kokollari është se gjatë inspektimit të kryer nga inspektorët e AUV, është konstatuar se se kjo kompani ka importuar të cilat nuk i ka regjistruar si të therura në sistem, siç e kishte obligim ligjor.

    Foto: Kreshnik Kokollari
    Foto: Kreshnik Kokollari

    Ankesa e kompanisë “Kreshnik Kokollari” B.I. që në ARBK mban emrin tregtar “Ferma Kokollari” me adresë në Prizren, ku pretendon se me 12 prill 2025 kanë realizuar një import nga Bullgaria me 83 krerë gedhe të destinuara për therje, ku prej tyre vetëm 41 i kanë therur brenda afatit 72 orësh.

    “Kreshnik Kokollari” B.I. në ankesë thotë që pjesën tjetër kishin planifikuar t’i thernin ditëve në vazhdim, ani pse një gjë e tillë është në kundërshtim të plotë me akt ligjore, pasi që therja e secilës kafshë të importuar në Kosovë duhet të bëhet brenda 72 orësh.

    Veriu.info ka siguruar raportimin e shqyrtimit të ankesës nga Komisioni i AUV, i cili përkundër shkeljeve të bëra nga kjo kompani, rekomandon rikthimin e lejes së importit.

    Pavarësisht kësaj, raporti i Komisionit të AUV është në shkelje flagrante të ligjit për Procedurën Administrative dhe akteve tjera ligjore, pasi që ky rekomandim nuk është nënshkruar nga 2 prej 3 anëtarëve të Komisionit, ku njëri prej atyre që nuk e ka nënshkruar është edhe kryetari i Komisionit.

    Në mesin e 28 kompanive që u ishte pezulluar leja e importit të kafshëve është edhe edhe “Ndreca” L.L.C. me pronar Sami Nreci nga Obiliqi.

    Foto: Sami Nreci
    Foto: Sami Nreci

    Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Veriu.info ka kërkuar nga AUV vendimet për pezullimet e lejeve të importit të kafshëve të gjalla në Kosovë për kompanitë “Kreshnik Kokollari” B.I. (Ferma Kokollari) dhe “Ndreca” L.L.C., por që të njëjtat nuk na janë dhënë me arsyetimin se pezullimi i lejeve të tyre është bërë në mënyrë automatike nga sistemi kompjuterik i ri i AUV.

    Kompanive Ndreca LLC dhe Kreshnik Kokollatri BI ju eshte pezulluar nga sistemi FCMS ne menyre automatike”, ka thënë Sadik Heta, Drejtor i Drejtorisë Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në AUVV në një prononcim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark