Fermeri shqiptar eksperimenton me mandarinën: E kam mbjellë edhe në Tropojë, e duron temperaturën e ulët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fermeri shqiptar eksperimenton me mandarinën: E kam mbjellë edhe në Tropojë, e duron temperaturën e ulët

    Insajderi
    12 November 2023 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Fermerët e Libohovës kanë shtuar sipërfaqet e tokave të mbjella me pemë frutore kryesisht me agrume.

    Fatmir Meçani ka kultivuar mandarina, portokalle, limon, kivi, shegë etj.

    Fidanin e mandarinës e ka siguruar shumë vite më parë nga Amerika e Veriut.

    Sipas fermerit ky lloj fidani arrin t’i rezistojë temperaturave të ulëta.

    “Kam pak portokalle dhe limonë, sepse ato nuk i rezistojnë klimës këtu. Kurse këtë lloj manderine e kam shpënë edhe në Tropojë, duron temperatura të ulëta shumë, deri në 17 gradë që ka arritur këtu. I mbjell farat e egra dhe i shartoj. Bëj edhe fidanë për t’i shitur,” thotë Meçani.

    Fermeri, prodhimin e shet në tregun e Gjirokastrës.

    Meçani ishte i pari fermer që eksperimentoi me kultivimin e agrumeve në zonën e Libohovës.

    Ndryshimi i klimës për rrjedhojë ka qenë një favorizim në prodhimin e llojeve të ndryshme të frutave./RTSH

    +


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark