Fermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë: 950 mijë kilogram grurë ishin në ato ara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë: 950 mijë kilogram grurë ishin në ato ara

    Insajderi
    18 July 2025 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mes të korrikut të këtij viti, ndërsa fushat e grurit në Kosovë prisnin dorën e korrësit, një zjarr i papritur i vuri flakën mundit shumëmujor të një fermeri.

    Erolind Morina nga Rahoveci pa me sytë e tij sesi 15 hektarë të mbjella me grurë u shndërruan në hi më 16 korrik.

    “Nuk është vetëm grurë. Është djersa, puna, investimi, shpresa…”, rrëfen ai, i zhgënjyer e i brengosur.

    Sipas Morinës, rreth 950 mijë kilogramë grurë ishin në ato ara – sasi që nuk do ta shohë as në hambar, e as në treg.

    Fermeri thotë se institucionet kanë heshtur. “Qeveria në detyrë dhe ministria e Bujqësisë sikur nuk e kanë vërejtur fare këtë që ka ndodhur,” thotë ai, duke kërkuar kompensim për dëmin që i është shkaktuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark