Fermin Lopez thyen heshtjen, flet më në fund për përçarjen me Gavin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Fermin Lopez thyen heshtjen, flet më në fund për përçarjen me Gavin

    Insajderi
    03 September 2025 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka reaguar ndaj spekulimeve për një përçarje në marrëdhënien me shokun e tij të skuadrës, Gavi.

    Në një intervistë për gazetën Mundo Deportivo, Fermin ka mohuar kategorikisht lajmet që flasin për tension mes tyre, duke theksuar lidhjen e ngushtë që kanë ndërtuar prej vitesh.

    Duke folur nga kampi stërvitor i kombëtares spanjolle në Ciudad del Futbol, Fermin sqaroi se miqësia me Gavin ka rrënjë të thella që nga koha kur ishin fëmijë dhe se thashethemet nuk i ndryshojnë ndjenjat e tij.

    “Gavi ka qenë shoku im që kur isha 12 vjeç. E njoh që nga koha ime te Betis, por që kur u bashkova me La Masian, ai ka qenë shoku im, si vëllai im”, ka thënë fillimisht Fermin.

    Të dy lojtarët, të lindur në vitet 2003 dhe 2004, kaluan nga akademia e Real Betisit te ajo e Barcelonës, ku krijuan një lidhje të fortë brenda dhe jashtë fushës. Fermin theksoi se miqësia e tyre ka kaluar prova të ndryshme dhe nuk ndikohet nga zërat në rrjetet sociale apo mediat.

    “Kemi ndarë shumë gjëra. Njerëzit gjithmonë spekulojnë; kjo nuk do të ndryshojë, por ai është ende miku im”, tha më tej mesfushori, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre mbetet e pandryshuar dhe shumë e mirë, si gjithmonë.

    Spekulimet për një krisje mes tyre nisën së fundmi në rrjetet sociale, ndonëse të dy janë pjesë kyçe e mesfushës së Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

    Deklaratat e tij synojnë të qetësojnë situatën dhe të tregojnë se pavarësisht presioneve dhe zhurmës së jashtme, lidhjet personale që krijohen në futboll shpesh janë më të forta se spekulimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark