Modeli J50 është prodhim i ri i super veturës Ferrari e cila është prezantuar të martën gjatë një ceremonie në Qendrën Kombëtare të Artit në Tokio të Japonisë.
Ky është një edicion special i veturës Ferrari, që vjen për të festuar 50 vjetorin e hyrjes në tregun japonez, raporton BusinessInsider.
Ferrari nuk ka menduar të prodhojë modele të këtij lloji në numër të madh, duke prodhuar vetëm 10 modele të tilla.
Dizajni i J50 është i bazuar në atë të Ferrari “488 Spider” që do të thotë se ai ka një motor 3.9 litra V8, me rreth 680 kuaj fuqi.
Shitja e këtyre modeleve do të bëhet vetëm në shtetin e Japonisë./Insajderi.com