Ferrari ka raportuar një rritje për 38 për qind në tremujorin e katërt për të ardhurat kryesore të kompanisë.
Kompania ka njoftuar se shitjet tremujore janë rritur për 12 për qind, duke tejkaluar edhe pritjet, fitime të cilat janë ndihmuar nga shitja e modeleve të saj GTC4Lusso dhe modeli i fundit LaFerrari, raporton Autonews.
Ferrari do të festojë përvjetorin e saj të 70-të këtë vit me një seri të makinave të bëra me porosi të veçanta, të gjitha të frymëzuar nga modelet e më pashme të saj.
Në përgjithësi, prodhuesi planifikon për të transportuar rreth 8,400 automjete në vitin 2017, duke iu afruar më afër numrit 9 mijë, qëllimin që ka caktuar për vitin 2019. /Insajderi.com