Festa e banorëve të qytetit të çliruar nga kontrolli i Shtetit Islamik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Festa e banorëve të qytetit të çliruar nga kontrolli i Shtetit Islamik

    Insajderi
    13 August 2016 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e qytetit Manbij që ndodhet në veri të Sirisë kanë nisur festën pasi që janë çliruar nga regjimi i organizatës terroriste të ashtuquajtur Shteti Islamik.

    Ata kanë dalë rrugëve të qytetit duke u kënaqur me të drejta bazike të cilat i kanë pasur të ndaluara për rreth dy viteve – heqja e mjekrës dhe pirja e duhanit, njofton BBC.

    Luftëtarët kurd dhe arab, që janë të përkrahur nga Amerika, luftuan rreth 70 ditë për të larguar ISIS-in nga ky qytet që ndodhet afër kufirit me Turqinë.

    Po ashtu, rreth 2 mijë civil që mbaheshin pengje janë liruar.

    Agjencia e lajmeve Reuters ka biseduar me një banor të Manbij, i cili ka përshkruar një vend ku sipas tij bëhej prerja e kokave të njerëzve.

    SDF fighters celebrate inside Manbij, Syria, 10 August

    “Kjo bëhej për çfarëdolloj arsye ose me arsyetimin se ai person nuk beson tek Zoti, ata e vendosnin dhe i prenin kokën,” ka thënë ai.

    “Ndihem e lumtur dhe më duket se jam duke ëndërruar. Nuk mundem ta besoj. Gjërat që unë i kam parë nuk i ka parë askush,” thotë një grua tjetër.

    /Insajderi.com

    A woman is shown smoking - one of many interdictions under IS


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark