Festa e "çmendur" lamtumirëse e Jamie Vardyt, publikohet lista e pijeve që porositi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Festa e “çmendur” lamtumirëse e Jamie Vardyt, publikohet lista e pijeve që porositi

    Insajderi
    21 May 2025 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rebekah Vardy, gruaja e ish-futbollistit Jamie Vardy, ka ndarë fotot mahnitëse nga festa lamtumirëse e bashkëshortit të saj, i cili u largua nga Leicester City.

    Rebekah i organizoi një festë surprizë për të festuar paraqitjen e tij të fundit për Leicester City, raporton Daily Mail.

    Ajo u sigurua që të mos kurseheshin financiarisht, pavarësisht se në fillim të këtij muaji iu tha se duhet t’i paguante 1,67 milion euro Coleen Rooneyt për të mbuluar shpenzimet e saj, përcjell Insajderi.

    Rebekah ndau një foto të barit mahnitës ku festoi Vardy, duke publikuar një listë të pafundme pijesh.

    Ajo shkroi në krye të postimit: “Absolutisht, kafshë”, me tre emoji duke qeshur. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark