×
  • Lajme
  • Lajme

    “Festa e festave”- Berisha uron Ditën e Pavarësisë dhe sulmon Ramën

    Insajderi
    28 November 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kjo ditë është ‘festa e festave’ për vendin tonë.

    Berisha në shkrimin e tij sulmon edhe kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon për shpopullimin e Shqipërisë si asnjëherë më parë. Po ashtu Berisha thotë se Rama komploton me Beogradin ditë e natë kundër Kosovës.

    Ai gjithashtu i bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen për të rrëzuar sa më shpejtë Ramën nga pushteti.

    Postimi i Berishës:

    Gëzuar 28 Nëntorin, festën e festave!

    Miq, sot shqiptarët në Shqipëri dhe kudo jetojnë festojnë 28 Nëntorin si festën e të gjitha festave, Diten e Flamurit tonë kombëtar, ditën e shpalljes nga Ismail Bej Vlora, 112 vite më pare në qytetin e Vlorës, të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Më 28 Nëntor të vitit 1443 prijësi i përjetshëm i kombit Shqiptar ngriti flamurin e tij, flamurin Kuq e Zi në Krujë. Po në këtë datë të vitit 1944, nga Shqipëria u larguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha, i cili pasi shndërroi luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj në një luftë vllavrasëse, do të vendoste në Shqipëri si “Hitleri shqiptar” i Pas Luftës së Dytë Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

    Sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë dhe i përulemi me mirënjohjen më të thellë flamurit tonë kombëtar, babait të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të saj. Nderojmë prijësin e përjetshëm të kombit tonë, Skenderbeun dhe qindra mijra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat, për liri dhe dinjitet kombëtarë e njerëzor.

    Prandaj të dashur miq, ju ftoj t’i  urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati. Por ne festojmë këtë ditë të madhe me diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, “Pashiqit” të Tiranës, që po shkretëton dhe zbraz sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët dhe që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës. Le të na frymëzojnë n dita e Pavarësisë për të çliruar sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i “Pashiqit” të Tiranës.

    Duke përfunduar, të dashur miq, le t’i urojmë ne mbarë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Nderim për jetë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të Pavarësisë.

    Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë. GËZUAR! #sb (A2 Televizion)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark