×
  • Lajme
  • Lajme

    Festa e Kurban Bajramit, Konjufca: Gëzuar shëndet, paqe dhe begati për të gjithë

    Insajderi
    16 June 2024 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

    Përmes këtij postimi Konjufca tha se Kurban Bajrami sjellë sakrificë dhe solidaritet.

    “Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, uroj që të gjithë besimtarët myslimanë të shijojnë gëzimin, shëndetin, paqen, mirësinë dhe begatinë në familjet e tyre. Kurban Bajrami sjell me vete mesazhin e sakrificës dhe solidaritetit. Le të reflektojmë së bashku për thelbin e kësaj festeje, për të kuptuar vlerën e sakrificës si një themelet e bashkësisë njerëzore dhe shoqërore. Le të shprehim mirënjohjen dhe zemërgjerësinë ndaj atyre që na rrethojnë dhe që kanë nevojë për mbështetjen tonë.”

    “Le të kujtojmë gjithashtu se shtrirja e dorës ndaj të tjerëve, veçanërisht atyre në nevojë, na bën më të mirë dhe na zgjeron shpirtin. Le të përfshihemi në një akt të barazisë dhe përfshirjes, duke përhapur paqe dhe dashuri rreth nesh. Gëzim e shëndet për të gjithë, paqe dhe begati për familjet tuaja!”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    25 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark