Festa e Pashkëve- Haradinaj viziton një familje në Zllakuqan të Klinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Festa e Pashkëve- Haradinaj viziton një familje në Zllakuqan të Klinës

    Insajderi
    20 April 2025 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar vlerën e traditës së bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët.

    “Shqiptarët, brez pas brezi, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes sonë si popull,” ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjete sociale.

    Ai ka rikujtuar lidhjen e fortë me familjen Kolaj, që sipas tij, ishte e pranishme edhe në kohët më të vështira: “Ashtu siç ishim bashkë me brezin e vjetër në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot, në liri e në gëzime.”

    Ndërkaq në qendrën “Bogdanipolis” në Katedralen “Shën Nëna Tereza” në ora 19:00 do të mbahet pritja solemne për Pashkët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark