Festa kthehet në tragjedi, shqiptari qëllon për vdekje një 23-vjeçar në Itali, plagos një tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Festa kthehet në tragjedi, shqiptari qëllon për vdekje një 23-vjeçar në Itali, plagos një tjetër

    Insajderi
    17 September 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një festë mes shqiptarëve në Itali është kthyer në tragjedi për një 23-vjeçar.

    Sipas medieve italiane, gjatë natës në Turbigo, në një sherr të ndodhur gjatë një feste pranë një lokali, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve.

    Një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën. Një tjetër bashkatdhetar 30-vjeçar ka mbetur i plagosur. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga karabinierët.

    Dinamika e ngjarjes

    Sipas rikonstruksionit të karabinierëve të Compagnia di Legnano që ndërhynë në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30,  pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

    Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste mes shqiptarëve,  një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur.

    Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi disa herë të tjera duke goditur një 23-vjeçar

    Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano.

    Autori i dyshuar u arrestua.

    Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark