Mediat në Turqi e kanë gozhduar të enjten princin saudit Nawaf al Saud i cili po pushon në rivierën turke, saktësisht në Bodrum.
Gazetari i njohur turk Ahmet Hakan, i ka shkruar një letër publike princit, duke e sulmuar ashpër.
Në jahtin e princit saudit, sipas medieve turke, kamerierët kanë marrë nga 1 mijë euro për një ditë.
Por kamerierët nuk janë asgjë, krahasuar me atë sa dyshohet se janë paguar femrat me bikini të cilat kanë qenë të pranishme në ndejën e princit saudit që ka bërë xhiro me jet-ski.
“A është kjo jeta që të sugjeron Kurani? Me ato para që ke shpenzuar mund të mbaje dhjetëra familje siriane”, ka shkruar gazetari turk.
Sipas Hakan, veprimet e princit janë në kundërshtim me librin e shenjtë të myslimanëve.
“Kjo është turp”, përfundon në letrën e tij gazetari i njohur.