Zonja e Parë shkëlqen e veshur me Balenciaga, në daljen e saj të fundit në Shtëpinë e Bardhë, teksa kanë nisur përgatitjet për zbukurimet e festave. Në një formë të shkëlqyer ajo mirëpriti pemën gjigande të krishtlindjeve.
Ajo do të dekorojë Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit. Në janar Melania së bashku me bashkëshortin Donald Trump, do të largohen për t’ia lënë vendin Jill dhe Joe Biden.
Ajo i përshëndeti me shumë dashuri të gjithë fotografët, ndërsa nuk e fshehu aspak gëzimin në prag festash.
Ka jo pak nga ata që mendojnë se gëzimi i Melanias lidhet me faktin se ajo më në fund do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, për t’iu rikthyer jetës normale, por si gjithmonë në luks.
Sipas thashethemeve, ka jo pak shanse që ajo të divorcohet nga bashkëshorti i saj, pas mbarimit të mandatit presidencial.
Nëse një buzëqeshje e tillë verbuese nuk ishte parë kurrë në katër vitet e Melania Trump në Uashington, për sa i përket veshjeve, Zonja e Parë si gjithmonë është shfaqur e mrekullueshme.
Për të mirëpritur pemën e Krishtlindjes, Melania gjithmonë ka veshur pallto të bukura , po aq të shtrenjta. Calvin Klein në 2017, Michael Kors në 2018, Dolce & Gabbana në 2019.
Këtë vit, për rastin festiv, Melania ka zgjodhi një pallto madhështore nga Balenciaga, kombinuar me doreza lëkure dhe çizme me takë të lartë nga Alaïa.
Melania Trump nuk mbajti maskë as këtë herë. Pavarësisht thirrjeve nga autoritetet shëndetësore për të kufizuar tubimet në ambientet brenda me rastin e festave të ardhshme, Donald dhe Melania po shkojnë përsëri kundër baticës. Në fakt, një festë për krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë organizuar nga Zonja e Parë është planifikuar për në 30 nëntor. Sipas thashethemeve, numri i mysafirëve do të jetë më i ulët se në vitet e mëparshme dhe maska do të jetë e detyrueshme./L.F-dritare.net